Tuesday, December 6, 2011

Ermela: Nuk kontaktoj me konkurrentët e Big Brother

Ermela ka nisur një moment të ri në jetën e saj, fama që i dha Big Brother duket se po i ndryshon jeten, gjë që shumë shpejt Ermela mund nisë një karrierë në botën e televizionit. Ashtu siç ajo e ka pohuar vetë, televizioni është prirja e saj dhe puna që di ta bëjë më mirë, por ka vendosur të heshtë ne media deri në marrjen e një vendimi konkret se ku do të shfaqet dhe me çfarë projekti konkret. Po ajo ka menduar po ashtu t’u qëndrojë larg komenteve në lidhje me prishjen e miqësive të saj më ish-banorët e “Big Brother”, miqësi të krijuara brenda lojës, por që u përforcuan më së shumti pas përfundimit të spektaklit, ku ajo duke sfiduar të tjerët arriti të fitojë 100 milionët e lakmuar nga të gjithë.
 Ndërkohë që u mediatizua shumë si personazh interesant, për shkak të lidhjes së krijuar në një kohë shumë të shkurtër dashurie me Ervin Sinjarin, djalin që vinte nga një jetë jashtë vendit, kryesisht në Itali, Angli dhe Tajlandë. Kështu që rrëfimeve të saj për taktikat dhe strategjinë që e bëri fituese të një loje me shumë konkurrencë, bazuar në jetën e tyre reale, iu shtua historia e saj me Ervinin. Në fillim u  duk si një lidhje e fortë dhe pasionante, por më vonë u pasua nga disa qejfmbetje e konflikte që, si përfundim, u finalizuan me ndarje. Një nga miqtë më të afërt të çiftit, që shpesh bënte suportin e tyre shpirtëror dhe konsiderohej miku i tyre i besuar, ishte Torosi.
Vetëm disa ditë më parë, ai pohoi për “Panorama Plus” se i kishte dhënë fund miqësisë së tij me Ermelën, pas disa pushimeve që kaluan në bregdetin e Jugut. Ndërkohë që direkt pas atyre pushimeve, jo vetëm Torosi, por madje dhe Ervini e të tjerë miq e mikesha të këtij “reality show” prisnin nga Ermela një ftesë për të festuar ditëlindjen e saj të 25-të, por që nuk e morën një të tillë. Ermela ka pohuar se tashmë nuk ka ndër mend të shoqërohet më me ta, pasi ka kuptuar se disa prej tyre thjesht nuk ia vlejnë për miqësi ose ndryshe janë pemë pa kokrra” Dhe jo vetëm për këtë, por ka kuptuar se “duhet t’u japë fund orvatjeve pa kuptim të këtyre ish-banorëve, pa ndonjë synim apo ide për jetën e tyre”.
“Kam plan t’i kthehem realitetit dhe jetës me shoqërinë time, që s’ka të bëjë me personazhet e Big Brother”. Sipas saj, i ka mjaftuar kjo periudhë post-Big Brother për t’i njohur mirë disa prej ish-banorëve dhe ka kuptuar se thjesht nuk ka më vlerë të vazhdojë më tej. “Aspiroj të kem një jetë të re, me projekte konkrete e karrierë profesionale, të bazuar në punë e jo në fjalë pa vlerë”, ka pohuar Ermela. Ndërkohë që, ashtu siç është deklaruar në një intervistë për “Panorama Plus”, Ermela së bashku më tre fituesit e tjerë të “Big Brother”, Arbër Çepani, Qetsor Ferunaj dhe Jetmir Salaj, janë duke realizuar një këngë së bashku, që do të shërbejë si lançim për projektin e tyre të ri me inspirim social.

Erioni dhe Bertina i japin fund lidhjes së tyre


Bertina dhe Erioni nuk janë më bashk!
Këta dy lan një përshtypje të fortë te publiku shqipëtar, ku të gjithë e besonin si një dashuri reale me një bazament të fortë, por të rejat që vinë nga çifti nuk janë aspak të mira.
Sipas shtypit, çifti ka disa ditë që është ndarë, por ende nuk kan pranuar të prononcohen për këtë ndarje. Edhe pse Bertina në facebook figuron single, ajo ka refuzuar të konfirmojë ndarjen.
Shkaqet e ndarjes ende nuk dihen, por ajo se çka dihet është se çifti u takua për ribashkim, por pa ndonjë rezultat.

Mirjeta zbavitet me djem në lokalet e Shkodrës, harron Marjelin

Nuk është më ashtu siç shihej mbrenda shtëpis së BigBrother, nuk ka dashuri jasht shtëpis me Marjelin... Marjeli i është kthyer Italisë, Mirjeta nuk është kthyer, vazhdon të jetojë në Shqipëri duke shijuar famën që i dha BigBrother Albania.
Orgysi i ka krijuar mundësi që të rikthehet në vendlindjen e saj, në Shkodër, duke e ftuar në një pub të këtij qyteti edhe atë si një e ftuar speciale. Vërehet qartë edhe nga fotot, që Ergysi dhe Mirjeta po ia kalojnë mirë në këto darka. Mirjeta po bën qejf pa Marjelin duke u dëfryer me meshkuj të tjerë duke i dhënë perqafime, edhe shkëmbime puthjesh. Siç duket largimi i Marjelit i ka lënë rrugë më shumë meshkujve tjerë...

Big Brother Albania

Big Brother Albania 5
Big Brother Albania 4
Big Brother Albania 3
Big Brother Albania 2
Big Brother Albania 1
Arbana
Olsi