1500 euro vetëm për pak minuta, ka fituar Nora Istrefi në një koncert që ka mbajtur në diskoteken e njohur në Tiranë “Flux”. Ajo thuhet të ketë kënduar disa këngë para mbi 500 adhuruësve të saj, por nuk është lodhur të qendroj gjatë për t’i kënaqur deshirat e tyre.Për ta përcjellur koncertin e saj live në diskotekën “Flux”, fansat e Norës kanë pritur mbi 3 orë jashtë ambijenteve të diskotekës. Por kjo në fund nuk i është shperblyer atyrem, pasi Nora nuk ka kënduar as edhe një orë të plotë. Kështu, ka thanë një adhuruës i Norës, i cili ishte prezent në diskoteken “Flux”.
Sipas tij, Nora ka kënduar vetëm ato këngë të pakta që i ka të realizuar vet, por jo edhe ato të cilat i ka në bashkëpunim me gëngëtar të njohur të estrades shqiptare.

No comments:
Post a Comment