Wednesday, December 7, 2011

Gymyshi foli shqip për 30 mijë euro


Gymyshi për çdo fjalë shqipe që foli në skenën e festivalit “Kënga Magjike 2011” fitoi nga një mijë euro.
Ishte mysafire speciale e festivalit “Kënga Magjike 2011” dhe që ishte surpriza e këtij festivali, aktorja e famshme e serialeve turke, Songul Oden, e njohur më së shumti me rolin kryesor në serialin “Gymysh”.

Për ardhjen e saj në Shqipëri dhe belbëzimin e disa fjalëve në gjuhën shqipe aktorja turke kishte fituar hiç më pak se 30 mijë euro, raportojnë mediat shqiptare.
Oden është një prej aktoreve më të famshme turke, e cila tashmë ka depërtuar edhe jashtë kufijve të Turqisë, me audiencë në vendet ballkanike dhe Arabinë Saudite. Seriali ku aktorja njihet si “Gymysh” raportohet se ka regjistruar një numër rekord të audiencës, prej 85 milionë spektatorëve.

No comments:

Post a Comment